Numri i raste me koronavirus si dhe i viktimave po vijon të jetë i lartë në Kosovë, vetëm nga e hëna e deri të shtunën kanë vdekur gjithsej 63 persona.
Dita që ka shënuar më së shumti viktima ishte e hëna, gjatë kësaj dite kanë humbur betejën me koronavirus gjithsej 14 persona.
Përveç numri t të madh të viktimave, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, brenda kësaj periudhe kohore janë infektuar edhe 1 mijë e 28 persona.
Numri më i madh i të shëruarve gjatë këtyre ditëve u regjistrua më 12 gusht, kur u shëruan 205 persona.
Ndërsa deri më tani numri total i rasteve pozitive është 11275 raste nga 43544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.
Më poshtë të dhënat e detajuara nga Ministria e Shëndetësisë./gazetametro.net