Shefi i grupit të PDK-së në Gjilan reagon pas arresimit të 5 zyrtarëve të inspekcionit .
Abdyli kërkon nga kryetari i komunës Lutfi Haziri të dalë me një prononcim për media për ndodhit e mbrëmshme.
Postimi i plotë:
Çka ndodhi mbrëmë në komunën e Gjilanit? Ndalohen nga policia e Kosovës me urdhër të prokorit, 5 zyrtarë të inspekcionit në Gjilan.
Na shqetëson fakti për ndalimin e zyrtarëve të komunës, arsyeja pse ka çuar në këtë ndalim, teksa deri më tani nuk kemi as edhe një reagim nga komuna, gjegjësisht nga kryetari Haziri.
Kryetar dil publikisht dhe na e thuaj se çka ndodhi mbrëmë! E dimë shumë mirë që komuna e Gjilanit ka qenë ndër komunat në nivel vendi që nuk i ka respektuar rregullat nga IKSHP-ja. Ka qenë shumë tolerante duke i shkelur rregullat anti-covid, sidomos me kafiteritë e vogla në gjithë qytetin e veçmas në lagjen Dardania, gjë që duket.
Presim një prononcim për medie nga Kryetari i komunës që të na informojë për këtë ngjarje neve dhe gjithë qytetarët e Gjilanit.
Ajo që mund ta themi si përfundim, edhe nëse nuk përgjigjet është që kjo qeverisje mund t’i shpëtojë përsëri drejtësisë së shtetit por asnjëherë padrejtësisë dhe pabarazisë ndaj qytetarëve. Diskriminimi dhe dallimi i qytetarëve e ka përcjellë këtë qeverisje, krahas paaftësisë në menaxhim e dështimit në qeverisje.