Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku dhe Shpejtim Bulliqi, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Infrastrukturë i kanë shkruar kryeministrit Avdullah Hoti, duek kërkuar sqarime shtesë rreth ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
Sipas tyre, vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror.
“Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Nisur nga kjo deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.