526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë.
Numri total i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 343. Kosova ka aktualisht 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 545 me 129 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Deri tani gjithsej 410 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
IKSHPK-ja vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe të higjienës personale.