Pas 16 rasteve të reja pozitive me COVID-19, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen vlerësuese.
Kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese.
Ai tha se është lajm i mirë ditëve të fundit, Gjilanit nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.
Në këtë takim u tha se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm është rëndëuar, pasi një numër i mantelbardhëve janë infektuar me COVID-19, derisa u kërkua nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës.
Po ashtu, është bërë e ditur se janë mbyllur 4 lokale, 3 prej të cilave në fshatin Shillovë për shkak të mosrespektimit të masave, derisa janë ndaluar 5 inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh, të cilët janë liruar.
Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 702 të infektuar, 499 të shëruar, 175 raste aktive, 44 të hospitalizuar, 28 të vdekur, derisa po priten rezultatet e 41 mostrave.