Mikrobiologu Lul Raka ka thënë që rikthimi i nxënësve në shkolla mbetet njëri prej prioriteteve më të mëdha.
Raka në Info Magazine në Klan Kosova ka treguar se cilat kanë qenë propozimet që janë dhënë për rihapjen e shkollave, në Bordin Këshilldhënës për luftën kundër COVID-19.
“Lidhur me hapjen e shkollave është diskutuar dhe është dhënë sygjerimi nga bordi që shkollat të hapen me sistemin e kombinuar, i cili nënkupton që fëmijët parashkollorë deri në klasën e 5-të fillore të shkojnë në shkollë. Elementi tjetër është se në disa komuna të Kosovës, ku ka hapësirë të merret në konsideratë edhe shkuarja në shkollë e klasëve tjera, me theks disa që janë të tranzicion”, ka thënë Raka.
“Shkollat profesionale të kthehen dhe të mbajnë mësimin. Propozim shtesë ka qenë që absolventët e mjekësisë, të shikohet mundësia e ndihmës së tyre gjatë kohës së pandemisë”.
“Argumente dhe arsye ka plot për rihapjen e shkollave”, ka theksuar Raka.