Klubi gjilanas ka dalë për herë të parë jashtë kufinjëve për të zhvilluar një ndeshje zyrtare në garat evropiane
Pas një edicioni me shumë peripeti, skuadra e Gentjan Mezanit mbylli kampionatin në pozitën e dytë me pikë të barabarta me liderin Drita (68) dhe me sulmin më të mirë në kampionat (60 gola)
Ekipi ka udhëtuar drejt San Marino pa dy futbollistët Keita Aziz dhe Sebino Plaku, por ka marrë me vete Arbër Prekazin dhe Edvin Kuç nga Ballkani i Therrandës
Megjithatë paraqitja e ‘kuqebardhëve’ mbetet në sfond, teksa pritja e rezultateve të “COVID-19” mund të jenë përcaktuese për fatin e ndeshjes
Në rast se të gjitha testet do të jenë negative, atëherë ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe do transmetohet direkt në RTK./gazetasheshi/