Policia e Kosovës ka filluar të përdor radarët me fotografi për të identifikuar vozitësit që shkelin rregullat në komunikacion.
Këta radarë janë përdorur të enjten në lagjen Veternik të Prishtinës.
Policia ka publikuar nga ky aksion në Prishtinë në të cilin shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.