Analisti politik, Arben Ahmeti ka theksuar se shtyerja e takimit të 2 shtatorit ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë nuk është teknik.Ai konsideron se kjo ka të bëjë me avancimin e arritjes së marrëveshjes pëtfundimtare, raporton Gazeta Blic.
“Duket kjo që është shtyer më 4 shtator nuk është teknike, duket se ka një avancim më të fuqishëm drejt marrveshjes finale, do të ketë ngritje të nivelit të ndërmjetsimit, pra do të ketë edhe zyrtar më të lartë të SHBA-ve që do të jenë prezent në takim”, tha ai për Gazeta Blic.
Sipas tij, pritet të jenë dy takime, dhe gjithçka të arrihet me këto takime.“Ideja është që në dy takimet të ndryshme te arrihet marrveshja finale, me 2 shtator të ketë një marrveshje ekonomike, dhe të kthehen përsëri pas një jave me marrveshje politike,por siç duket ambasada amerikane ka vendosur që të shkojë 2n1,pra me 4 shtator të provoj edhe të bëjë marrveshjen finale dhe pritet që ndërmjetsimi të jetë i nivelit shumë të lartë brenda ambasades amerikane”, thotë Ahmeti.
Ai tregon se çka duhet tê presim nga 4 shtatorit.
“Krejt çka duhet të shohim deri me 4 shtator do të ishte shumë mirë që ti marrin liderët politikë të Kosovës më takimin konsutlativ që do ta kenë, të vendosin që atje të përfaqsohemi sa më gjerë dhe bindshëm, që Kosova të provojë të përfundojë një status kun në fakt bisedimet po na mbajnë peng”, vlerëson ai.Sot, është raportuar se pritet të shtyhet takimi i 2 shtatorit, i paralajmëruar të mbahet në “Shtëpinë e Bardhë”, ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.