Që nga rifillimi i punës pas pandemisë autobusët vazhdojnë të përballen me mungesën e udhtarëve, duke punuar me humbje dhe duke paralajmëruar ndaljen totale të linjave.
Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve “Anamorava”, tash sa kohë janë duke vazhduar me protesta e greva të formave të ndryshme në Gjilan, por të cilat fare nuk po merrren me seriozitet nga kryetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e policia e kësaj ane, sikur të mos ndodh asgjë.
Ditëve të fundit ka ndodh edhe një gjë e pazakontë, ku punonjësit e kompanive të autobusëve duke mos parë veprimin e inspektorëve e policisë, që në orët e hershme të mëngjesit dalin në stacionet e autobusëve, duke mos lejuar marrjen e udhtarëve nga taksit e kombit.
Nga ana tjetër po ankohen edhe ngasësit e taksive e kombive, se po pengohen nga autobusët të marrin udhtarët.
Por gjatë këtyre nuk kanë munguar as kacafytjet ndërmjet ngasësve të autobusëve e taksive e të cilat mund të radikalizohen.
Jo rrallë herë si shkak i protestave e grevave apo mos punës, qindra mijra udhtarë kanë mbetur me orë të tëra rrugëve vendbanimeve të Prishtinë, Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e Ferizajt, duke mos mundur të udhtojnë drejt destinacioneve të tyre, por kryetarët që morrën besimin e këtyre qytetarëve, nuk po bëhen merak pse ata mbesin rrugëve.
Edhe më të vështirë lëvizjen e udhtarëve e ka bërë edhe pandemia, ku qytetarëve kur po ndalet puna e aubusave, nuk ua ndalë asnjë mjet nga frika e përhapjes së virusit korona.
Edhe përkundër grevava asnjëri nga kryetarët e komunave të Anamoravës nuk ka reaguar që qytetarët mbetën rrugëve të Kosovës apo nuk dhanë ndonjë premtim për përmbushjen e kërkesave të kompanive.
E bizneset e autobusëve, po kërkojnë heqjen e taksive ilegale dhe uljen e peronizimit e lehtësira tjera, pasi që nuk po mund të arrijnë t’i mbulojnë as shpenzimet e lër më ndonjë fitim.