Një person i moshës 73 vjeçare ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e COVID-19 në komunën e Kamenicës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, përmes një statusi në facebook.
Numri total i vdekjeve në Kamenicë ka shkuar në 10.
Ky është njoftimi i plotë:
Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë.
?Bartni maskat, mbani distancën e kujdesuni për higjienën.
Ngushëllime të sinqerta familjes!