Edhe një person tjetër nga rajoni i Mitrovicës ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm si pasojë e infektimit me Covid-19.
Viktima ishte i moshës 83-vjecare si dhe po trajtohej në spitalin e Vushtrrisë.
Zyrtarë të spitalit të Vushtrrisë bëjnë me dije se në spitalin “Sheikh Zayed” janë edhe 33 pacientë të shtrirë për Covid-19 raporton Gazeta Express.
Nga ta, dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të njëjtit janë të intubuar. Me simptoma, por të pakonfirmuar me Covid pozitiv janë edhe 4 persona të shtrirë në këtë spital.