Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zijadin Maliqit shkruan Radio Star.
Ismajli ka shkruar në Facebook se me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së drejtorit Zijadin Maliqi.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së drejtorit Zijadin Maliqi. Përveq që ishte njeri me vlera të larta morale dhe intelektuale, brenda shpirtit të tij gjendej thjeshtësia dhe profesionalizmi i tij i lartë, nga një familje e bujshme dhe bujare, dhe i cili i shërbeu me përpikmëri vendit e qytetarëve në një karrierë të gjatë profesionale. Një njeri i madh si Zijadin Maliqi, do të jetë përgjithmonë në zemrën e të gjithë atyre të cilët patën fatin ta njohin.
Lamtumirë miku im. Prehu i qetë në parajsë!