Kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit zv.ministër i ambientit, Rexhep Kadriu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zijadin Maliqit.
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Zijadin Maliqit, një bashkëpunëtor i devotshëm në institucione komunale në Gjilan, njeri i përkushtuar për punën në të mirë të qytetarëve.
Zijadini edhe pse më jo fizikisht mes nesh, do të mbetet përgjithmonë model i një njeriu të urtë, profesionisht dhe i dashur me të gjithë.
Ngushëllime familjes Maliqi, kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Zijadinit.
U prehsh në paqe, mik!