Dy prindërit, Fatmir dhe Lumnije Cakolli, në Krilevë të Kamenicës, luten çdo ditë që ditët me diell të zgjasin dhe katër fëmijët e tyre të bëjnë gjumë pa u lagur nga shiu, që depërton nga kulmi mbi trupat e tyre të njomë të shtrirë në sfungjerë në dhomën e vetme të kësaj familjeje, ku jetojnë që nga paslufta. Një stallë e lopëve e improvizuar në shtëpi është streha e vetme për këtë familje gjashtanëtarëshe.
I papunë dhe pa asnjë ndihmë sociale nga shteti, kryefamiljari Cakolli nuk arrin të sigurojë bukën e përditshme për katër fëmijët e tij, raporton “Zeri.info”.
Të dy prindërit luten që të mos e përjetojnë edhe një dimër në këto kushte.
Ata çdo ditë luftojnë me varfërinë që të mbajnë gjallë fëmijët e tyre. Lutja e tyre drejtohet për bukë në sofër e dru për zjarr.
Për të gjithë të interesuarit që duan të ndihmojnë këtë familje, ky është numri i kontaktit të kryefamiljarit Fatmir Cakolli, numri i telefonit: 045293417, si dhe numri i llogarisë në bankë: 1507011002057986, Raiffeisen Bank Kosovo – për transferime ndërkombëtare.
SWIFT Code: RBKOXKPRXXX IBAN XK051507011002057986 Raiffiesen Bank Kosovo.
(Për shkak të zonës rurale, telefoni i kryefamiljarit shpesh nuk ka as valë. Numri alternativ për t’i ndihmuar familjes: 049340104).