Sot është publikuar në faqen zyrtare ligji për pandeminë i miratuar në Kuvend të Kosovës.
Me ligjin anti-COVID parashihen dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve kompetente.
Dënime janë paraparë edhe për personat që nuk vendosin maska.
Sipas këtij ligji, kushdo që nuk e respekton vendimin dhe nuk mban maskë dënohet 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në ligj.