Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë ka hyrë në fuqi që nga dita e djeshme kur është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Neni 25 i këtij ligji parasheh dënime të ashpra për ata që organizojnë aktivitet të caktuara në mjedise private dhe publike, e të cilat janë të ndaluara për të frenuar përhapjen e pandemisë, shkruan Reporteri.
Sipas këtij ligji dënimet për këtë shkojnë deri në 2 mijë euro.
“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro;”, thekson neni 25 i këtij ligji.