Më në fund Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë për sa i përket pandemisë së COVID-19, e cila tash e sa muaj ka pushtuar gjithë botën.
Sipas OBSH-së, coronavirusi po ngadalësohet në botë e sidomos në kontinentin amerikan.
“Pandemia e coronaivirusit po ngadalësohet në botë.” Në këtë konkluzion ka arritur OBSH duke krahasuar të dhënat e rasteve të reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.
Më shumë se 1.7 milion raste të reja dhe 29 mijë viktima janë regjistruar nga 17 deri më 23 gusht, ose thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.
Ngadalësimi është duke u vënë re kudo, përveç se në zonën e Juglindore të Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.
Në dy zonat e fundit, rastet e reja me COVID-19 janë rritur përkatësisht 4.06% dhe 4.28%.
Në kontinentin amerikan, rënia e të prekurve të konfirmuar ishte 11.35% në Evropë dhe 0.9% dhe në Afrikë me 8.4%. /Reporteri.net/