Veton Zuka, nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ka thënë se, orari i punës për këtë sektor duhet të zgjatet së paku deri në orën 23:30.
“Që nga fillimi i lirimit të masave kemi kërkuar zgjatjen e orarit. Kemi kërkuar që së paku deri në 23:30 të zgjatet orari, po presim nga qeveria që të na përgjigjen rreth kësaj kërkese”, ka thënë Zuka.
Ai thotë se, gjatë pandemisë ka pasur edhe shumë falimentime të lokaleve
“Ka pasur edhe shumë falimentime të lokaleve, ndërsa ka pasur edhe reduktime të numrit të puntorëve”, ka treguar Zuka në Kanal 10.
Ai thotë se, gjatë dimrit duhet të shqyrtohen mundësitë si të punohet në ambiente të mbyllura ose në të kundërtën, siç shprehet ai, të mbyllen krejt.