Një person është arrestuar pasi që dyshohet se kreu një mashtrim me shitjen e banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Rasti është raportuar në Polici, me ç’rast ai u arrestua menjëherë.
Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari për mashtrim, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte arrit të mashtroj dy viktimat meshkuj kosovarë, ku ju kishte shitur një banesë të dy viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.