Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 9 rast me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga:
komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.