Sot teksa po shëtisja me biçikletë në qytetin tim të lindjes dhe të rritjes pashë se po përfundohej një projekt i nisur kaherë nga Komuna e Gjilanit.
Hajde more për hajër se shpëtuam më në fund nga kjo torturë e tejzgjatur. U pati bërë qendra e Gjilanit porsi stazë e Super Marios.
E mbushur me gropa të llojllojshme, me makineri të rënda e me materiale të shumta, kalimi nëpër të u pati bërë një sfidë e vërtetë.
Ky projket aq shumë u stërgjatë thuajse po ndërtohej ndonjë anije kozmike.
Aq shumë u bë film kjo punë saqë po të mos ishim në kohë pandemie, garant i kisha thirrë krejt kusherinjtë edhe e kisha mbajtë një aheng të paparë që mori fund kjo vepër kolosale e udhëhqësit tonë të lavdishëm, kryetarit Lutfi.
Kushtrim Kadriu-LQV