Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga shtetet të jenë më të matura në vendimet e lehtësimit të masave për ndalimin e transmetimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus të hënën në një konferencë.
Tedros ka thënë se, pavarësisht kësaj, e kupton që shumë njerëz janë lodhur nga masat dhe dëshirojnë t’i kthehen normalitetit pas tetë muajsh përballje me virusin, transmeton lajmi.net.
“Ne duam që t’i shohim fëmijët që kthehen në shkolla dhe njerëzit në vendet e punës, por duam që ta shohim këtë teksa bëhet në mënyrë të sigurt”, ka thënë Tedros të hënën.
“Asnjë shtet s’mund të pretendojë se pandemia ka përfunduar. Realiteti është se virusi shpërndahet shpejt. Hapja pa kontroll është rrugë drejt shkatërrimit”.