Pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili tha se Isa Mustafa nuk mund ta diciplinojë atë, sipas tij ai duhet ta diciplinojë nënkryetarin e tij, Lutfi Hazirin i cili fliste për shkëmbim territoresh.
“Unë jam që 20 vjet në këto tema poashtu, kur mendon dikush se më disiplinon gabon rëndë, le ta disiplinon shtëpinë e vet, le ta disiplinon Lutfi Hazirin i cili po e hapë gojën përditë poshtë e nalt për ndrrim të kufijve për 17 fshatra më mirë është ajo, më shumë na bënë nder”, ka thënë Haradinaj.
E për këtë deklaratë të Haradinajt u kundërpërgjigj Haziri, ai tha se nuk do të komentojë për këtë çështje.
“Nuk kam koment. Nuk kam pasur komente asnjëherë për deklarata të tilla. Ish-Kryeministri me Kryetarin e LDK’së ka polemizuar e jo me mua”, tha Haziri për Express