Nga Sylejman Ismajli
Futbolli i Kosovës ka një traditë të largët që nga viti 1919 kur është konsideruar se topi i parë është “sjell” në tokën e Kosovës, ku shumë futbollist e trajner gjatë shumë viteve ka dhënë më të mirën e tyre në fushat e futbollit duke i dhënë Kosovës emër në arenën ndërkombëtare.
Pas Superligës së Kosovës në futboll, kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit është ai i Kupës së Kosovës e cila organizohet nga Federata e futbollit të Kosovës.
Për ta quar në pidestalin më të lart futbollin e Kosovës pas shumë peripecive dhe pengesave të shumta, njeriu i papërsëritshëm “ikona” e futbollit Kosovar, Fadil Vokrri, në vitin 2016 arriti ta antarësoj futbollin e Kosovës në UEFA e më vonë edhe në FIFA, duke na bërë të barabart me gjithë vendet e botës.
Shumë herë nga shumë klube të Kosovës, Kupa e Kosovës është injoruar dhe nuk ju është dhënë rëndësi e veqant, por me pranimin në UEFA e FIFA tani të gjitha klubet në Kosovë janë duke i dhënë prioritet edhe Kupës së Kosovës, pasiqë fituesi i Kupës tani po shijon arenën ndërkombëtare.
Që nga pas lufta Kupa e Kosovës ka pasur emra të ndryshëm sipas donatorve që kanë financuar futbollin, por tani duhet menduar seriozisht që Kupa e Kosovës të ketë një emër të përjetshëm dhe Kupa të ketë vlerë si cdo kup evropiane dhe të shënohen emrat e fituesve në kupë e jo të kemi kupa të vlerës 200 € nga llamarina.
Futbolli i Kosovës përjetësisht duhet ti jetë mirënjohës, legjendës Fadil Vokrrit, si futbollist ku ishte ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës në futboll, si dhe përpjekjet e tija që ta antarson futbollin e Kosovëës në UEFA e FIFA dhe me plot meritë dhe pa asnjë mëdyshje Kupa e Kosovës e meriton që tani e tutje të quhet “Kupa Fadil Vokrri”.
Me këtë vendim do të nderonim, legjendën e ikonën, Fadil Vokrri, por edhe prestigji i Kupës do të rritej si në futbollin Kosovar poashtu edhe
UEFA e FIFA do të kishin respekt më të madh duke njohur e ditur punën kolosale të papërsëritshmit Fadil Vokrri.
Federata futbollistike e Kosovës sëbashku me Komitetin Ekzekutiv të saj duhet ta shqyrtojë me të gjitha klubet e Kosovës për emërtimit të Kupës së Kosovës me emrin e legjendës, Fadil Vokrri.
Vetëm në këtë mënyrë ne nderojmë njerzit tanë që gjatë tërë jetës së tyre kontribuan gjerë në frymën e fundit për të mirën e futbollit, me emrin e Fadil Vokrrit fiton futbolli i Kosovës dhe nderohet Kupa e shtetit të Kosovës e jo me emra të interesit pasiqë ata vijnë e shkojnë ndërsa legjenda Fadil Vokrri me shekuj do të mbetet i papërsëritshme.