Zhvillime të reja po ndodhin pak para takimit në Uashington ku do të nënshkruhet marrëveshja Kosovë- Serbi.
Gazetari Leonard Kërquku ka thënë se Kosovën si shtet pas nënshkrimit të marrëveshjes do ta njeh një shtet shumë i fuqishëm.
Sipas tij kjo do të jetë një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që Kosova po nënshkruan një marrëveshje sipas tyre të mirë me Serbinë.
“Kosovën do ta njeh një shtet i fuqishëm kjo do të jetë pjesë e një dhurate që SHBA do ti bëjë Kosovës për faktin që po arrijnë me nënshkru marrëveshje sipas tyre të mirë me Serbinë. Ky është një prej lajmeve më të mira që i ka ndodh Kosovës tash e shumë kohë”, ka thënë Kërquku duke mos dhënë më shumë detaje.