Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur Kosovën si shtet, shkruan Reporteri.net.
Kjo ka ndodhur menjëherë pasi në Washington janë nënshkruar marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje të cilat u nënshkruan nga kryeministri Hoti e presidenti Vucic në prani të President amerikan Donald Trump.
Lajmi për njohjen e Kosovës nga Telavivi zyrtar e kanë dhënë edhe mediat izraelite.