Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Rexhep Kadriu, përmes një postimi në facebook, ka treguar se premtimet e qeverisë Haradinaj, se çdo ditë e më shumë po realizohen.
Kadriu ka thënë se Gjilani me rrethinë po ndryshon dhe nuk do të ndalemi, sepse kemi dhënë fjalën.
Postimi i plotë:
Nga dita në ditë Gjilani me rrethinë po ndryshon. Për të satën herë kemi dëshmuar se premtimet elektorale ne i konsiderojmë kontratë me qytetarin. Kemi thënë se Gjilani dhe Anamorava në përgjithësi do të jetë në vëmendjen e qeverisë qendrore, ky premtim është materializuar në qeverinë Haradinaj, efektet e së cilës çdo ditë po shihen.
Ndërtimi i rrugës për tek Penda e Përlepnicës, ndërtimin e 28 rrugicave në fshat, rrugët në Dobërçan, dhe ajo e Kumanovës, Pogragjë-Stublinë në Malishev e shumë rrugë tjera po realizohen, ndërsa edhe shumë të tjera të planifikuara deri në detaje, do ta bëjnë Gjilanin një komunë lehtësisht të qarkullueshme dhe që krijon lehtësira për biznese që sigurojnë zhvillim ekonomik.
Nuk do të ndalemi, sepse kemi dhënë fjalë!
RK