Edhe zyrtarisht është shtyre fillimi i edicionit të ri futbollistik në vend.
Edhe pse Komisioni i Garave ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për startin e kampionatin me 12 shtator, tashmë është shtyrë për një datë tjetër, shkruan Gazetasheshi.com
Pas takimit midis zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës e zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me ata Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, ‘Edicioni 2020/2021’ është shtyrë për një datë të pacaktuar.