Infektologu, Izet Sadiku, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën në të cilën gjendet Kosova me pandeminë COVID-19.
Sipas tij, pavarësisht që numri i rasteve pozitive është zvogëluar nuk duhet asesi që skenari i qershorit të përsëritet.
Nuk duhet asesi të krijohet bindja sikur që ka qenë në qershor ku ka pasur deklarta të pamatura se ka kaluar pandemia sepse rekomandimet e OBSH dhe CDC janë se duhet të sillemi me kujdes sepse po hyjmë në një periudhë kur rritet rreziku për rritjen e rasteve me COVID19”, ka shkruar ai.
Duke qenë se tani po i afrohemi vjeshtës dhe dimrit, gjithashtu edhe shkollat po hapen, sipas infektologut Sadiku duhet të kemi kujdes të shtuar pasi që shpejt mund të ketë rritje të numrit të rasteve me COVID-19.
Sadiku shtoi se barrën për menaxhimin e situatës nuk e ka vetëm shteti, por edhe ne si qytetarë me veprimet që bëjmë çdo ditë.
Gjithashtu, ai dha edhe disa sugjerime të cilat duhet të ndërmerren në mënyrë që mos të kemi rritje të personave të infektuar. /GazetaShneta/