Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 91 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Po ashtu, Policia bën të ditur se kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente, ku 15 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 28 prej tyre kanë pësuar dëme materiale.
Ndërkaq, gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1571 tiketa trafiku, ndërkaq janë arrestuar 17 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 5 në ndalim policor, e 1 prej tyre në vuajtje të dënimit.