Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për më shumë solidaritet ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.
“Kur na mungon solidariteti dhe kur jemi të ndarë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për virusin dhe kjo është edhe arsyeja pse ai vazhdon të përhapet”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.
“Ne kemi nevojë për solidaritet dhe për udhëheqje botërore, veçanërisht nga fuqitë e mëdha. Kështu mund ta mposhtim këtë virus”, këmbënguli Ghebreyesus.
Gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë, në mbarë botën kanë vdekur mbi 900 000 persona.