Drejtoresha e Kulturës, rinisë dhe sportit, Deniza Limani, përmes një njoftimi në facebook, ka treguar se nga data 14 shtator rihapet bibloteka e qytetit “Fan S.Noli” shkruan Radio Star.
Limani ka treguar se numri i lexuesve do të jetë i kufizuar deri në një vendim tjetër sa kjo situatë të kaloj.
Ju njoftojmë se nga e Hëna me datë 14 shtator 2020 do të hapet Biblioteka e Qytetit “Fan S.Noli”-sallat e leximit.
Duke hasur në mirëkuptimin tuaj dhe duke pasur parasysh situatën e pandemisë, numri i lexuesve do të jetë i kufizuar deri sa kjo situatë të kaloj.
Ju lutemi që t’i përmbaheni rekomandimeve të IKSHP-së duke bartur me vete maskat tuaja.
Gjithashtu, ju njoftojmë se në hyrje do të qëndroj stafi i QKMF-së për të kontrolluar temperaturën, do të kemi dezinfektues dhe çdo herë në mbrëmje do të bëhet dezinfektimi i gjithë objektit, sepse e rëndesishme për ne është shëndeti juaj.
Biblioteka do të punojë nga e Hëna deri të Premten nga ora 8:00 deri në orën 19:00.
I gjithë stafi është gati për ju, dhe mezi po presin të ju takojnë!
Suksese të gjithëve! ??