Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka deklaruar se partia që udhëheq ai do voton rrëzimin e Qeverisë Hoti në momentin që Lëvizja Vetëvendosje i bën 40 vota.
Veseli ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i sjellë së pari 40 nënshkrim të cilat janë të nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit, e pastaj edhe PDK do t’i bashkëngjitet asaj.
Kreu i PDK’së tha se rrëzimi i Qeverisë nuk varet nga partia e tij, por vetëm zgjidhja e presidentit.
“Nuk varet nga ne rrëzimi i Qeverisë, nga ne varet zgjedhja e presidentit vetëm”, tha Veseli.
“Ne jemi opozitë, jemi duke luajtur rolin tonë, qëndrimin dhe problemet që kanë pozita janë çështje tëc ilat ata duhet t’i qartësojnë”, tha Veseli në Kanal 10.
“Do të përkrahim iniciativën e mosbesimit në momentin kur do të jenë 40 vota të mbledhura”, tha Veseli.
Krejt në fund Veseli tha se dialogu me Serbinë ka dalur nga binaret dhe Kosova duhet ta rikthen atë në binare për njohje reciproke nga Serbia.//gazetametro.net