Banorët e lagjes Dardania 1 në Gjilan janë zgjuar sot me shqetësim për shkak të kundërmimit dhe rrjedhjeve të vërejtura nga kamionët e kompanisë Eco-Higjiena.
Sipas banorëve, gjatë kalimit të kamionëve janë vërejtur rrjedhje të lëngjeve me erë të rëndë, duke krijuar shqetësim për banorët dhe kushtet higjienike në lagje.
Banorët i bëjnë thirrje kompanisë që t’i kushtojë më shumë vëmendje mirëmbajtjes së mjeteve dhe të investojë në kamionë të rinj e më të përshtatshëm për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, në mënyrë që të shmangen rrjedhjet dhe kundërmimet.
Ata kërkojnë që problemi të trajtohet me seriozitet dhe që shërbimi i grumbullimit të mbeturinave të kryhet në mënyrë më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët./Radio Star/

