Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin janë shqiptuar 785 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.
Sipas raportit 24 orësh, poashtu bëhet e ditur se janë gjobitur edhe 1,203 persona për kundërvajtje në trafik.
Policia njofton se vetëm dje kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, 21 prej të cilave kanë rezultuar me të lënduar.
Të enjten janë arrestuar 26 persona për vepra të ndryshme penale, 19 janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 në vuajtje të dënimit, njofton Policia.