Artisti kosovar Nasim Maxhuni ka denoncuar një rast që ka ndodhur sot në QKUK. Ai ka publikuar fotografinë e një kufome e cila po qëndron sipas tij në një dhomë plotë me pacientë të tjerë.
Maxhuni nëpxërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar së ky është një shtet i kalbur.
“Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që nëna bateristi të njohur në Kosovë, Nasim Maxhuni, ka qenë e shtrirë ne spital si pasojë infektimit me Covid-19. Ajo tashmë është shëruar.