Shkolla “Asllan Thaçi”, e cila ndodhet në fshatin Karaçevë e Poshtme, nga e hëna nuk është hapur për nxënësit e këtij fshati.
Banorët e Karaçevës kundërshtojnë vendimin për mbylljen e shkollës
Nxënësit dhe banorët e këtij fshati po e kundërshtojnë këtë vendim, pasi thonë është i padrejtë.
Një banorë nga Karaçeva, thotë se shumë prindër e nxënës janë parë sot duke pritur para dyerve të shkollës dhe ata kundërshtojn fuqishëm dhe janë kundër mbylljes së shkollës “ Asllan Thaçi “.
Postimi plotë:
Karaçeva, në kushtet e një diktature!
Nëse në një vendbanim ku ka shkollë shihni prindër dhe nxënës duke pritur pran dyerve të shkollës të kyqur me dry, atëherë dijeni që pushtetarët e këtij vendi po ua mohojnë të drejtën për të nxën dije atyre nxënsëve, e kjo po ndodh në disa lokalitete të komunës tonë por edhe në ndërtesën e dijes në shkollën fillore “Asllan Thaçi”, në Karaçevë.
Nga Bekim Keka