Me 14 shtator 2020 rreth orës 12:10 , nga ana e Policisë së Kosovës në fshatin Ponesh komuna Gjilan është arrestuar i dyshuari M/S/K pasi që i njëjti duke qenë i vetëdijshëm se e ka të ndaluar me vendim të Gjykatës që ti ofrohet bashkëshortes së tij nuk e ka përfill këtë urdhër.
Ai ka shkuar tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke kërkuar nga ajo që të takohet me te për të biseduar dhe njëkohësisht ka kërkuar që ta takoj fëmijën-djalin e tij.
Prezenca e të dyshuarit e ka shqetësuar tej mase viktimën e cila ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes ku pas intervistimit me vendim të Prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti procedohet në Gjykatë.