Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan, ka njoftuar se personi i cili ishte lajmëruar ditë më parë si i humbur është gjendur në një shtëpi të pa banuar.
Personi në fjalë i paraqitur si i humbur, kishte qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020 së bashku me një person tjetër në shtëpinë pronari i të cilës gjendej me punë jashtë shtetit.
Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.
Të dy personat e dyshuar pasi intervistohen në prani të avokatit mbrojtës ,me vendim të prokurorit të shtetit ndaj tyre caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën e veprimit penal “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan:
“Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve “
Policia e Kosovës përmes rrugëve operative është njoftuar me 12 shtator 2020, se personi i lajmëruar ditë më parë si “peron i humbur”, këtu në Gjilan, i njëjti sipas informatave gjendej në një shtëpi të pa banuar pronari i të cilës gjendej me punë jashtë shtetit.
Patrullat e policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është vërejtur se një dritare e shtëpisë ishte e thyer, ku besohet se aty kishin depërtuar dy të dyshuarit M.K.SH, njëri nga ta i raportuar si i humbur.
Në këtë shtëpi, të dyshuarit kishin qëndruar prej datës 03.09.2020 deri me datën 12.09.2020.