Që nga fillimi i pandemisë bizneset në vend kanë humbur 1 miliard euro, dhe nëse vazhdohet kështu kolapsi në muajin tetor, ekonomik është i pa shmangshëm.
Kryetari i OEK, Berat Rukiqi theksoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pa shmangshëm, që sipas tij, do të ketë mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.
Ai tha se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje. Ndërsa, edhe sot nuk ka kulur ligji për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.
Drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se mos kalimi i ligjit në Kuvend për rimëkëmbje është për keqardhje.
“Ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga Covid-19”, tha Zeka sot./gazetametro.net