Infeksionet javore me COVID-19 të Evropës janë tani më të larta se kulmi i parë i Coronavirusit të kontinentit në mars, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ne kemi një situatë shumë serioze që po shpaloset para nesh”, ka thënë Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, shkruan Euronews.
Dhe sipas Euronews, rastet javore tani i kanë tejkaluar ato të raportuara kur pandemia për herë të parë arriti kulmin në Evropë në mars.
Javën e kaluar, rastet e regjistruara javore të rajonit kaluan 300,000 raste, ndërsa në fund të pranverës (30 mars) ky numër ishte 264,675.
Në këtë drejtim, bëhet e ditur se më shumë se gjysma e vendeve evropiane kanë raportuar një rritje më të madhe se 10 për qind të rasteve në dy javët e fundit.
Nga ato, shtatë vende kanë parë raste të raportuara rishtas të rriten më shumë se dy herë në të njëjtën periudhë.
“Numrat e rasteve të shtatorit, megjithatë, duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne”, ka thënë Kluge. “Kjo pandemi ka marrë kaq shumë nga ne”.
Në Evropë janë regjistruar 4,893,614 raste të COVID-19 dhe 226,524 vdekje por ka pasur gjithashtu ndikim në shëndetin tonë mendor, ekonomitë, jetesën dhe shoqëria ka qenë monumentale, ka thënë organizata.
Agjencia e shëndetit publik bëri thirrje për koherencë rajonale në përpjekjet kundër COVID-19 dhe një përpjekje të zgjeruar kolektive nga të gjitha shtetet anëtare të Evropës.
Ai gjithashtu paralajmëroi kundër “lodhjes së lidhur me COVID-19” dhe tha se kjo po raportohej në popullatat në të gjithë bllokun.
“Lodhja është një përgjigje e pritshme dhe e natyrshme ndaj një krize të gjatë shëndetësore publike, e cila për të gjithë ka pasur pasoja të konsiderueshme për jetën e përditshme”, tha Kluge. /Telegrafi/