3 138 305 kapse metali, me mozaikun e Agim Ramadanit, i cili u punua nga Besart Gashi, theu rekord botëror dhe futet në librin e guinness shkruan Radio Star.
Ky mozaik do të qëndroj në Gjilan, ku pas një kohe do të vendoset në ndonjë lokacion ku mund të vizitohet edhe nga qytetarë të ndryshëm.
Muhamet Ajrullahu përmes një shkrimi në facebook, ka thënë së kudo që po preket emri dhe figura e Agim Ramadanit, po shkruhet historia
Shkrimi i plotë:
Kudo që po preket emri dhe figura jote Daja Agim , po shkruhet historia.
Figura e Agim Ramadani’t këtë herë theu diçka tjetër.
Para 21 viteve , ti hape kufirin , kurse tash, pas 21 viteve, tani më edhe zyrtarisht, Mozaiku me imazhin tënd theu rekord ,dhe u fut në librin e rekordeve Botërore.
S’ka si t’a lidhësh ndryshe këtë histori suksesi dhe krenarie, sepse me aq mjeshtri,artisti Besart Gashi e bëri këtë, duke vendosur 3 138 305 kapse metali në imazhin tënd dhe duke e lidhur këtë histori me kapëse metali, që simbolizon thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar, dhe tashmë, kjo figurë historike futet edhe në librin Guinness, dhe theu rekord botëror.
Po ndihem edhe mê krenar për faktin, se është hera e parë, që një Hero kombëtar futet në librin e Guinness, edhe atë pikërisht portreti yt Daja Agim.
Kudo që lakohet emri dhe figura jote , historisë i del punë.
Të jesh ambicioz dhe të synosh diçka që mundë të arrihet, edhe e arrin.
Ashtu ishe ti Daja Agim, ashtu do të veprojmë edhe ne, prandaj na presin ende shumë punë të mëdha për të bërë, por do t’i arrijmë.
Krenar që isha pjesë e këtij projekti!
Krenar me ty Dajë , sot e përgjithmonë.
Urime të gjithëve!
Shihemi në projektet e radhës!
Muhamet Ajrullahu
A.R KATANA