Drita është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, derisa ka eleminuar Sileksin në Shkup me rezultat të pastër 2-0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani raporton Gazetasheshi.com.
Kampionët e Kosovës ishin më të mirë se skuadra kundërshtare, pothuajse gjatë tërë lojës, ndërkohë që konkretizuan vetëm dy gola nga shumë raste për shënim që kishin.Pas fitores sonte, Drita ka përfituar 280 mijë euro.
Këtë shifër nga UEFA do ta marrë secila skuadër që është kualifikuar në rrethin e tretë.