Është botuar Libri shkencor i autorit nga Kosova Burim Dërmaku: Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019( Impact of macroeconomik and banking factors on the level of non-performing loans in the banking sector in Kosova 2007-2019) që është financuar 100% për të gjitha shpenzimet e botimit ,distribuimit dhe me shumë… investim në marketing në tregun ndërkombëtar nga Akademia Lambert “Lambert Academic” me fondacionin e saj në Gjermani dhe me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën, ka përkthyer librin në 8 gjuhët më kryesore të botës dhe ka lansuar në shitje në tregjet më të mëdha botërore si : Amazon , Morebooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.
Autorin Burim Dërmaku e ka kontaktuar vet Akademia Lambert”Lambert Academic”, pasi që ishte autor i vetëm që ka shqyrtuar kredit me probleme apo kredit jo-performuese, për punimin shkencor : Impact of macroeconomik and banking factors on the level of non-performing loans in the banking sector in Kosova 2007-2019 (Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë) dhe kanë kërkuar nga autori që të punoj ende më shumë që të rrit numrin e viteve të hulumtimit nga 2007-2017 në 2007-2019 dhe të rrit edhe numrin e faqeve dhe nga punimi shkencor ta bëj libër.
Përveç lansimit të librit në të gjitha tregjet më të mëdha botërore, akademia ka shpenzuar për autorin Burim Dërmaku edhe shumë për marketing në tregun ndërkombëtar dhe ka përkthyer librin në 8 gjuhët më kryesore të botës.
Autori: Burim Dërmaku është i diplomuar Bachelor & Master për Banka Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe në PhD (Doktoraturë) për Lidership në – University of Library Studies and Information Technologies in Sofia, Bulgaria.
Autori ka marrë pjesë në shumë programe ndërkombëtare trajnimi dhe ka aftësi organizative dhe përvojë 20 vjeçare në organizim të punës ,lidership, menaxhim , këshillim, media, marketing, Shitje etj.