Gjobiten 833 qytetarë në 24 orët e ditë së enjte pasi nuk respektuan masat Anti-Covid ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 833 gjoba për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat Anti-Covid, përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me ligjin e miratuar në Kuvend, për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në vazhdimësi gjatë tërë kësaj jave ka pasur numër të lart të gjobave të shqiptuara, ndaj atyre që nuk kanë respektuar këto masa.