Donacionet në Komunën e Gjilanit janë të shpeshta shkruan Radion Star.
Mehmet Sopa dhe Spitali Pflegezentrum Rotacher nga Kantoni Zurich, kanë dhuruar 73 shtretër modern për Spitalin Regjinal të Gjilanit.
Mehmet Sopa përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se nga ky fondacion sot priten të nisen 24 shtretër, kurse të tjerët do të nisen së shpejti.
Shkrimi i plotë:
Donacion per Spitalin e pergjithshem ne Gjilan.
Me kerkese te nenkryetarit te Komunes se Gjilanit z.Arber Ismajli, Keshilltarit Komunal z.Rijad Elezi dhe profesorit Universitar z.Refik Ramadani, qe donacioni te destinohet per Spitalin e Gjilanit tani po behet realitet.
Sot, po nisen 24 shtreter modern nga 73 copa qe do te nisen diteve ne vazhdim.
Kete rrugetimin e kam nisur me deshiren me te madhe qe t’ia plotesoj nevojat pacienteve te Spitalit ne Gjilan.
Uroj qe mos te kemi vonesa nga zyrtaret kompetent dhe donacioni te vendoset aty ku e ka destinimin.
Ky eshte vetem fillimi per modernizinin e Spitalit Regjional te Gjilanit. /RadioStar/
Me respekt Mehmet Sopa.