Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19 shkruan Radio Star.
Komuna e Gjilanit, nga 961 rastet në total që kanë rezultuar pozitivë brenda gjashtë muajve, ka 838 persona të shëruar dhe ende aktive janë 81 raste, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.
Gjendja është nën kontroll të plotë, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero./RadioStar/