Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, në të cilën po mbahet interpelancë e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor në kushte pandemie.
Para deputetëve, ministri Likaj tha se janë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e kombinuar dhe sipas planit të paraparë për nisjen e mësimit.
Ai tha se deri më tani janë shpërndarë mbi 500 mijë maska për të gjitha shkollat e Kosovës, teksa shtoi se mësimdhënësit do të testohen në vazhdimësi.
Likaj foli edhe për një situatë të mundshme, nëse një mësimdhënës del pozitiv me COVID-19.
“Nëse një mësimdhënës tregon simptoma, menaxhmenti i shkollës bashkë me DKA-në duhet të gjej një zëvendësim, t’i sigurohet testi dhe në rast të rezultatit pozitiv, të gjejë një zëvendësues”, tha ai.
Likaj po ashtu tha se një orë në javë do t’i kushtohet informacioneve me të reja nga COVID-19.