Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagicapërmes një njoftimi në Facebook, thotë se kanë përfunduar intervenimet e nevojshme në shkollën “Vesel Muji”, Mihir shkruan Radio Star.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica sëbashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, si dhe përfaqësuesit e AKK, vizituan përfundimin e punimeve në “ Vesel Muji “.
Postimi i plotë:
Përfunduan punimet në shkollën “Vesel Muji”-Mihir
Së bashku me drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik znj. Valbona Tahiri, përfaqësuesin e GIZ, përfaqësuesin AKK dhe drejtorin e shkollës z. Ajvaz Beçiri, vizituam përfundimin e punimeve në shkollën “ Vesel Muji”, që përfshijnë: Instalimin e ngrohjes, izolimin e kulmit, ventilimin e ajrit, ndriqimin Led…etj, në kuadër të programit për Masat e Efiçiencës së Energjisë.
Urime!